Futboll

Shuhet ëndrra e “hirushes” Çitadela, Verona ngjitet në Seria A

Një nga përrallat më të bukura të futbollit italian të këtij sezoni është mbyllur me lot. Çitadela nuk ia doli që të ngjitet në Serinë A, duke humbur në ndeshjen e fundit me Veronën, që rikthehet kështu në elitë pas vetëm një viti në Serinë B.

Verona mori një kualifikim që kaloi përmes drithërimash, duke fituar 3-0, pasi më herët ishte mposhtur 2-0 nga Çitadela. Kështu rezultati 3-2 ndaj Çitadelës i jep të drejtën Hellas Verona të luaj në elitën italiane të futbollit, por humbet derbin e qytetit, pas Kievo ra këtë sezon në B. Për Çitedelën një skuadër modeste e një qyteti të vogël në rajonin e Venetos.

Për mediet italiane suksesi i Çitadelës deri në këtë ishte e ngjashme më historinë e “hirushes”. I gjithë qyteti i Çitadelës edhe nëse do të shkonte i gjithi në stadiumin “Bentegodi” të Veronas. E gjithë popullsia e qytetit në veri të Italisë do të mbushte vetëm gjysmën e këtij stadium, me jo më shumë se 22 mijë banorë. Jo vetëm për shkak të qytetit të vogël dhe stadiumit me vetëm 7 mijë vende. Çitadela është një rast unik në futbollin italian, pasi 99% e saj është italiane.

Këtë uniformitet të Çitadelës e thyen vetëm një shqiptar. Bëhet fjalë për Patrick Pashën, 19-vjeçarin shqiptar që aktivizohet me kombëtaren U-19 të Nevil Dedes. Edhe trajneri Venturato edhe pse me pasaportë italiane është i lindur në Australi, janë të vetmit jo italian në këtë këtë klub unik që këtë herë nuk ia doli të ngjitej në Serinë A. Por me paraqitjen e bërë në play off-in e këtij viti, Çitadela tregoi se sistemi i saj funksionon. Mbase sezonin e ardhshëm me pak më shumë eksperiencë dhe fat mund t’ia dalë që të shkojë në Serinë A.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë