Gazeta Si - Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar dhe 10 janë ende aktive.
Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes, thuhet se u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe.
Aktualisht, po punohet për shuarjen e flakëve në qarqet Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Qarkun e Kukësit: në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Rrezik për banesa nuk ka. Punonjësit e ADZM po monitorojnë situatën.
Qarkun e Shkodrës: në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, njësia administrative Pult, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre.
Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Shakotë, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me lis dhe masiv shkëmbor.
Rrezik për banesa nuk ka. Vatra e zjarrit është izoluar; në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka.
Vatra e zjarrit është nën kontroll; në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim; në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Situata në monitorim.
Qarkun e Lezhës: në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbahet në monitorim nga sherbimi pyjor; në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Rrezik për banesa nuk ka. Po mbanet në monitorim nga sherbimi pyjor.
Qarkun e Vlorës: në malin Triallonja, sipër fshatit Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra.
Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit; në fshatin Kopaçez, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Rrezik për banesa nuk ka. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.