Një ditë pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, pesë anëtaret e PD të këtij Këshilli kanë dalë sot në një deklaratë për mediat duke kërkuar që të mblidhet me urgjencë Këshilli.
Gazment Bardhi tha se është hera e parë që shtyrja e mbledhjes është bërë pa caktuar një datë tjetër, ndërsa i bëri thirrje kryetarit Niko Peleshit të zbatojë ligjin dhe të kërkojë mbledhjen e radhës në fillim të javës.
“Po tentohet të zvarritet ngjarja. Këshilli i Mandateve është mbledhur gjithmonë brenda 48 orë, I ka dhënë kohë personit 48 orë dhe brenda 72 orësh ka miratuar kërkesën në seancë plenare. Ky është rasti i parë ku mbyllet mbledhja pa caktuar mbledhje tjetër”, tha Bardhi, duke shtuar se për 5 herë gjatë mbledhjes u tentua të intimidohen prokurorët që të pohonin në seancë që deputetët nuk mund të merrnin materiale.
“Dua të vlerësoj integritetin e prokurorëve. I bëj thirrje Niko Peleshit, zbato ligjin, rregulloren dhe kërko thirrjen e këshillit në fillim të javës për të dëgjuar argumentet apo mbrojtjen e Ballukut. Të bëhet sa më shpejt që Prokuroria të kryej veprimet e mëtejshme”, tha Bardhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




