Kombetarja

Shtypi italian ‘sjell’ Di Biaxhon te Shqipëria, e zëvendëson ai Rejën

Gazeta Si – Sapo kemi hyrë në nëntor, në muajin kur skadon kotrata e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja. Gjasat më të mëdha janë që ai të largohet pas miqësoreve të këtij muaji, pavarësisht se vetë trajneri dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka kanë lënë të hapura bisedimet.

Në një situatë të tillë, nuk është sekret që Shqipëria po kërkon një trajner të ri dhe kandidat potencial mbetet ish-mesfushori i Italisë, Luixhi Di Biaxho. Ai drejton Italinë U-21 aktualisht, por është fakt se ka pasur kontakte me drejtuesit e FSHF-së.

Luixhi Di Biaxho. Gazeta Si, 1 nentor 2022

Një tjetër indicje që e ‘bën’ Di Biaxhon trajner të kuqezinjve vjen nga përtej Adriatikut. Shtypi sportiv italian shkruan se Di Biaxho ka refuzuar stolin e Kozencës në Serinë B, sepse do të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Tani mbetet që kjo pistë të konkretizohet dhe ish-lojtari i Interit të jetë italiani i radhës që drejton Kombëtaren tonë, pas Xhuzepe Dosenës, Xhani De Biazit, Kristjan Panuçit dhe Edi Rejës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë