Futboll

Shtypi italian në krahun e Asllanit: Momenti i shqiptarit!

Gazeta Si – Inzagi mori besimin nga klubi, por tani duhen përgjigje konkrete në fushë, sepse mbështetja nuk mund të vazhdojë pa fund. Dhe trajneri i Interit duhet të vendosë për disa çështje të rëndësishme, një nga ta cilat është ajo e Asllanit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare, sipas shtypit italian, është treguar shumë i duruar dhe meriton shanset e tij. “Asllani, pavarësisht se 20 vjeç, ka treguar pjekurinë e një profesionisti të madh. Nga nisja e sezonit ka luajtur vetëm pak minuta dhe duket se ka ardhur momenti tij, pas skualifikimit të Brozoviçit.

Asllani, mesfushori kuqezi i Interit. Gazeta Si, 23 shtator 2022

Nëse gjithçka shkon si duhet, kundër Romës regjia do të jetë në këmbët e mesfushorit shqiptar”, – shkruan ‘SportMediaset” në lidhje me çështjen e Asllanit tek Interi.

Një tjetër dilemë që kërkon një zgjidhje përfundimtare nga Inzagi është ajo e portës. Alternimi Handanoviç-Onana nuk duket produktiv dhe trajneri duhet të zgjedhë njërin prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë