Ka ndodhur

Shtypi 68-vjeçarin në Mirditë, autori dhe viktima kishin konflikte prej kohësh

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Bungaj të Mirditës, ku u aksidentua për vdekje 68-vjeçari Mark Deda.

Pas veprimeve hetimore ka rezultuar se aksidenti ka qenë i qëllimshëm dhe pasditen e së mërkurës është prerë fletë arresti për autorin e ngjarjes, 60-vjeçarin Mhill Gega, banues në Bungaj në Mirditë.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes me dashje dhe materialet janë referuar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Lezhë.

Mësohet se autori dhe viktima kishin pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin prej më shumë se 1 viti dhe për këtë ka qenë në dijeni edhe policia.

Trupi i viktimës u gjet në rrugën e fshatit Bungaj nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë në lidhje me ngjarjen.

Autori e ka goditur nga pas me makinë 68-vjeçarin dhe më pas është larguar, i cili disa orë pas ngjarjes u ndalua nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë