Ka ndodhur

Shtyhet sërish seanca për Zani Çaushin, mungojnë prokurori dhe avokati i çështjes

Ish-kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi rikthehet sërish në Gjykatën e Korçës, pasi kërkon lirinë me kusht, por seanca shtyhet sërish.

Kësaj radhe prokurori dhe avokati i çështjes kanë munguar në seancë, duke bërë që seanca të shtyhet për një datë tjetër.

Zani Çaushi nëpërmjet avokatit të tij ka kërkuar një përllogaritje të viteve të dënimit, pasi pretendon se i duhen quajtur edhe ato në paraburgim.

Gjykata e Korçës ka vendosur ta administrojë të gjithë dosjen për të dalë në fund me një përfundim ose jo për Zani Çaushin.

Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim  dhe duhet të lirohet.

Zani Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm teksa e vuan në burgun e Drenovës në Korçë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë