Ka ndodhur

Shtyhet sërish seanca ndaj Shullazit

Shtyhet sërish gjyqi në Gjykatën e Apelit ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel është mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.

Shkak i shtyrjes është bërë mosparaqitja e avokatit të zgjedhur nga Blerim Shullazi dhe i avokatit kryesisht për Endrit Qyqen.

Në fund të muajit korrik Shullazi u izolua në regjimin ’41 bis’, ndërsa procesi ndaj tij në Apel është në kolaps.

Në vitin 2018, banda e Shullazit u dënua në total me 55 vite burg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë