Ka ndodhur

Shtyhet sërish afati, Kapshtica e mbyllur deri më 8 mars

Greqia ka shtyrë sërish afatin e bllokimit të kalimit kufitar të Kapshticës deri më 8 mars.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 08.03.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, thuhet në njoftim.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë mallrash.

“Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë”, vijon më tej njoftimi.

Prej nëntorit kalimi në këtë pikë që lidh Greqinë me Shqipërinë qëndron e mbyllur, teksa lejohen vetëm daljet nga Greqia në drejtim të Shqipërisë vetëm për këmbësorët dhe kamionët e mallrave.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë