Ka ndodhur

Shtyhet seanca për shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë për në 16 shkurt seancën për shkarkimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Shtyrja është bërë me kërkesë të gjyqtares për t’u njohur me provat kundër saj. Kjo është hera e dytë që seanca shtyhet me kërkesë të saj.

Shkarkimi i Hoxhës është kërkuar nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Kjo kërkesë e ILD-së erdhi pas inspektimit të vendimeve për lirimet e parakohshme nga burgu të Endrit Dokles, Ilir Pajës dhe Hekuran Billës.

“Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. 6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit”, thuhej në shkresën e ILD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë