Gazeta Si - Seanca gjyqësore ndaj Sali Berishës dhe dhëndrrit të tij Jamarbër Malltezit, të cilët kërkonin heqje të masës së sigurisë, është shtyrë më 30 korrik.
Ish-kryeministri u përfaqësua në GJKKO nga gjyqtarja Klodian Gjyzqari, pasi Genc Gjokutaj kishte probleme shëndetësore.
E pajisur me prokurë të posaçme për të mbrojtur ligjërisht Berishën, Gjyzqari tha se SPAK pranoi t’i kalojë aktet e dosjes falas, pra në rrugë elektronike dhe pa paguar shpenzimet gjyqësore.
Fashikujt që pritet t’i kalojnë avokates janë hetimet e kryera përgjatë këtyre dy muajve.
Mbrojtja po ashtu përsëriti kërkesën për shfuqizim të masave të sigurisë "arrest në shtëpi", për shkak se sipas tyre, nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për një masë të tillë. Por SPAK nga ana e tij, insistoi në vijimin e masave të sigurisë që janë në fuqi.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka marrë kohë deri në 2 tetor 2024 për hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, nën hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të klubit sportiv "Partizani".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.