Drejtësia

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, të pandehurit kërkuan kohë për t’u mbrojtur

Gazeta Si – GJKKO ka shtyrë seancën për inceneratorin e Elbasanit për në 6 korrik, pasi të pandehurit kanë kërkuar kohë që të përgatisin mbrojtjen.

Sipas të njëjtave burime, gjatë seancës së sotme ka bërë mbrojtjen vetëm Jonida Zeqo, e cila ka kërkuar pushimin e çështjes.

Nëkëtë seancë, supozohej të fliste mbrojtja e 9 të pandehurve për procesin e inceneratorin e Elbasanit. Ata akuzohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Më herët, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 57 vite burg për të akuzuarit. SPAK kërkoi që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të dënohen me nga 10 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht Prokuroria kërkoi 6 vite e 8 muaj burg.

Për Alqi Bllakon, Pëllumb Abeshin, Serafin Papën, Jonida Zeqon dhe Bardhyl Kabirin u kërkon nga 4 vite heqje lirie. SPAK në fund kërkoi dënimin për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me 2 vite e 8 muaj burg. Për administratoren e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k Stela Gugallja, prokuroria kërkoi 7 vite burg që i ulet në 4 vite e 8 muaj heqje lirie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë