Gazeta Si – Seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për vendimin e pezullimit të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, dhe sekretarit të FSHF-së Ilir Shulku, është shtyrë. Ajo duhej të zhvillohej sot në mesditë, por është shtyrë, sepse FSHF ka kërkuar që të ndërrohet gjyqtari i çështjes.
“Referuar interesimit të medias për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, ju njoftojmë se avokati mbrojtës nuk qe dakord me përbërjen e trupit gjykues (z.Genti Shala) dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.
Për t’i dhënë mundësi mbrojtësit, që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për më datë 18.03.2022 ora 10:00”, – shkruhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës rreth çështjes në fjalë.
Më parë Gjykata e Tiranës, pas hetimit për parregullsi në zhvillimin e zgjedhjeve në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, ka pezulluar Dukën dhe Shulkun për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Më 15 mars, pas zhvillimit të Asamblesë, Armand Duka u rizgjodh për herë të 6-të si president i FSHF-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




