Ka ndodhur

Shtyhet për të disatën herë seanca për Zani Çaushin

Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për Zani Çaushin.

Ajo është shtyrë për shkak se palët mbrojtëse dhe akuzuese donin të njiheshin me aktet e dosjes që ka sjellë burgu i Drenovës.

Ish-kreu i bandës së Vlorës për të disatën herë paraqitet në Gjykatën e Korçës për seancën e përllogaritjes së ditëve të vuajtjes së dënimit në burg.

Zani Çaushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritje të ditëve që ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë.

Herën e fundit Çaushi u paraqit më datën 6 nëntor në Gjykatë, por seanca u shty për shkak se mungonin si prokurori dhe avokati i çështjes teksa e radhës ishte caktuar për sot.

Në fakt, Çaushi ka kërkuar të lirohet nga burgu dy herë këtë vit. Njëherë për shkak se pretendonte se ka kryer 25 vite burg dhe është rehabilituar duke shtuar faktin se ishte dhe familjar. Ai kërkoi lirim me kusht, por u tërhoq. Më pas ngriti tezën se duhet t’i njihen vitet në paraburgim dhe duhet të lirohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë