Nga Gazeta ‘Si’- Këshilli i Ministrave miratoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj.
Sipas këtij vendimi, afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit, letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike që përfundojnë në datën 11 maj 2025 – shtyhet deri në datën 31 maj 2025.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha bëri të ditur sot se janë një numër i konsiderueshëm shtetasish me të drejtë vote, të cilëve u ka kaluar apo u skadon afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportave biometrike deri në 11 maj.
Ai tha se vetë subjektet politike i kanë kërkuar KQZ-së, Ministrisë së Brendshme dhe Këshillit të Ministrave, shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.