Gazeta Si – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shtyrë deri të martën, me datë 24 qershor afatin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të BKH.
Sipas informacioneve, shkak është bërë mos dorëzimi i rregullt i dokumentacionit për fazën e parë i 11 kandidatëve nga 13 në total. Vetëm 2 prej tyre rezulton se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e duhur.
Ndër emrat më të njohur që synojne kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë ish-kryepolicët, Haki Çako dhe Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta dhe prokurori Andi Pogaçe.
Ky proces zhvillohet në prag të përfundimit të mandatit pesëvjeçar të drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnaj, e cila pritet të qëndrojë në detyrë deri më 31 gusht 2025.
Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.
Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.
Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit.
Emrat e kandidatëve për kreun e BKH-së:
Andi Pogaçe
Artur Beu
Astrit Halilaj
Elton Kërluku
Gentian Ndoi
Gentjan Shehaj
Gledis Nano
Haki Çako
Joni Keta
Maoricio Sheldija
Marinela Pilinçi
Miklovan Kanani
Nevrus Ndregjoni
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.