Çmimi i naftës në Kosovë është rritur sot (30 mars) duke u tregutar me 1.69 euro për litër.
Edhe pse në mbarë botën pati rënie deri në 6% të çmimit të përgjithshëm të derivateve, në Kosovë kjo gjë nuk ka ndodhur.
Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Naftëtarëve është thënë gjithmonë se çmimi i derivateve në vend përcaktohet në bazë të Berzës dhe OPEC, por pavarësisht uljes së çmimit nga këto të dyja, qytetarët ende janë duke u furnizuar me çmime ekstreme.
Nga Shoqata e Naftëtarëve kanë paralajmëruar se s’do të ketë stabilitet të çmimeve në tregun e karburanteve deri në përfundim të luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas rritjes së çmimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurtishaj ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë.
“Nafta 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shkruar ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




