Sociale

Shtrëngohen masat anti-Covid për të udhëtuar drejt Malit të Zi

Mali i Zi ka shtrënguar masat anti-covid që aplikohen në kufi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, njofton se duke nisur nga 2 janari, do të nisë aplikimi i masave të reja.

Kështu, para udhëtimit drejt Malit të Zi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave.

Nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj. Po ashtu, lejohet kalimi në kufi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë