Politike

‘Shtoni prezencën në Kuvend’, Çuçi mbledh deputetët e PS

Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e kësaj jave dhe seancën e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje.

Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet sipas rendit të ditës.

Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë