Shendet

Shtohen rastet me Covid në Itali, rritje me 44% brenda javës

Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali. Vetëm gjatë javës së fundit u regjistruan 21.309 raste, me rritje prej 44% krahasuar me javën paraardhëse raporton ANSA.

Javën e fundit, të dhënat tregojnë një incidencë të rasteve të diagnostikuara dhe regjistruara të barabartë me 31 për 100 mijë banorë. Incidenca është rritur në pjesën më të madhe të rajoneve ku ka prekur edhe nivele më të larta se 53 raste për 100 mijë banorë.

Incidenca më e lartë është regjistruar në Sardenja me 53 raste për 100 mijë banorë dhe më e ulta në Bazilikata me 8 raste për 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër janë regjistruar edhe rritje të zënies së shtretërve nëpër spitale si dhe ai i terapive intensive.

Ndërkohë një ditë më parë, zyrtarët europianë të shëndetësisë paralajmëruan se varianti i ri i koronavirusit ‘Pirola’ po qarkullon në continent dhe po pëson një rritje të dukshme.

Lloji, i quajtur zyrtarisht BA.2.86, u zbulua në mënyrë sporadike gjatë gushti.

Zyrtarët nga Europa dhe gjetkë po inkurajojnë vendet që të dyfishojnë përpjekjet e vaksinimit kundër Covid – veçanërisht për njerëzit në rrezik të sëmundjeve të rënda – me afrimin e vjeshtës dhe dimrit sidomos në hemisferën veriore.

Nuk ka asnjë provë që variantet e reja janë të lidhura me sëmundje më të rënda ose një ulje të efektivitetit të vaksinës, tha në deklaratë drejtori i ECDC Andrea Ammon.

Megjithatë, rritja e kohëve të fundit e infeksioneve vjen në një kohë të rritjes së udhëtimeve dhe tubimeve të mëdha – dhe përkon me raportet e zbehjes së mbrojtjes imunologjike kundër infeksionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë