Politike

Shtohen komisionet parlamentare, PS do drejtojë 7 prej tyre

Nga Gazeta Si- Nga 8 komisione të përhershme që ishin, tani do kemi 11 komisione të përhershme, ku shumica prej tyre do të drejtohen nga maxhoranca.

Kryeministri Edi Rama tha në Asamble se legjislatura e re në Parlament do të nisë me një ristrukturim të Komisioneve dhe 7 prej tyre do të drejtohen nga qeveria, ndërsa 4 do i drejtojë opozita.

Shumica do të ketë drejtimin në komisionin e Ekonomisë, komisionin e Ligjeve apo edhe Komisionin e ri të formuar nga shkrirja e komisionit të Jashtëm dhe atij të Integrimit.

Ndërkohë që opozita do të ketë drejtimin e katër komisioneve, atij të Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës.

Komisioni për çështjet e brendshme dhe mbrojtjen do të drejtohet nga maxhoranca, ashtu si edhe Komisionin për bujqësinë, ushqimin dhe zhvillimin rural.

Komisioni për edukimin shkencën dhe sportet, vjen në vijim të rritjes së vëmendjes ndaj shkencës.

“Komisioni për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe nismat institucionale, që është risi do të jetë një adresë për nismat e ndryshme. Ky komision do të mbushë një boshllëk të vjetër dhe shumë të dëmshëm. Këtë komision sugjerohet që ta drejtojë shumica parlamentare”, tha Rama.

11 Komisionet e përhershme:

-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat- e drejton PS

-Komisioni për Çështjet ligjore dhe Administratën Publike- e drejton PS

-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen- e drejton PS

-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet- e drejton opozita

-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- e drejton opozita

-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm- e drejton PS

-Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik- e drejton opozita

-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural- e drejton PS

-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën- e drejton opozita

-Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme- e drejton PS

-Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale- e drejton PS


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë