Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin shtator, kursimet e shqiptarëve në banka arritën një rekord të ri, 1.45 triliardë lekë. Nga gushti, depozitat janë shtuar me 0.8%, ndërsa në raport vjetor, 8.7%.
Sipas monedhave, depozitat në lekë kanë performuar më mirë, me rritje mujore 1.4%, por valuta dominon stoku total të tyre. Konkretisht, në gusht, BSH thotë se depozitat në lekë arritën në 681 mld lekë, ndërsa ato në valutë në 768 mld lekë.
Përgjatë dy viteve të fundit, depozitat kanë rezultuar si investimi më tërheqës për shqiptarët përballë një tregu të dobët të titujve të borxhit dhe një tregu investimesh të pazhvilluar ende. Rënia graduale e normave të interesit mund të ndryshojë sërish balancat.
Së fundmi, Agjencia e Sigurimit të Depozitave njoftoi se po shqyrtohet mundësia e rritjes së vlerës së kursimeve të siguara, nga 25 mln lekë (të vjetra) në 100 milionë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



