Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se krijimi i një shteti sovran të Urdhërit Bektashi brenda Shqipërisë është e pakonsultuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën. “Grabitësi më i madh në këto 34 vite i pronave të bektashinjve dhe gjithë komuniteteve fetare në vendin tonë, hodhi idenë për krijimin e shtetit sovran të Urdhërit Bektashi në prag të zgjedhjeve elektorale, në mënyrë të njëanshme, të pakonsultuar, të paqartë dhe në kundërshtim me frymën e Kushtetutës që sanksionon se Republika e Shqipërisë është shtet sovran dhe i pandashëm.
Kjo është një shashkë gjithashtu për të hequr vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë Edi Rama dhe problemet e rënda me të cilat përballet Shqipëria nga keqqeverisja e tij.
Çdo përpjekje politike dhe diplomatike për të promovuar jo vetëm një nga vlerat tona kombëtare që është toleranca fetare, është e mirëpritur, por nuk mund të përdoret në funksion të axhendave elektorale të momentit dhe ku rrezikojnë të kthehen në një precedent të rrezikshëm për rajonit tonë, kur ende gëlojnë idetë ogurzeza të ndryshimit të kufijve me qëllim cenimin e paqes”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.