Nga Gazeta “SI” – Inflacioni i Eurozonës ka prekur një tjetër rekord edhe pasi Banka Qendrore Europiane vendosi rritjen e normës së interesit.
Çmimet e konsumit shkuan në 8.9% në fund të korrikut, nga 8.6% që ishin gjatë qershorit, të orientuara përsëri nga rritja në çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Ekspertët kishin parashikuar një rritje deri në 8.7%.
Pas ngadalësimit në qershor, inflacioni që përjashton energjinë dhe ushqimin arriti po ashtu rekord, me 4%.
Çmimet që po rriteshin pa ndalim bëri që BQE-ja të surprizojë ekonomistët me rritjen e 0.5% të normës së interesit. Presidentja Christine Lagarde tha se duhet të vëzhgojmë shenjat që mund të nisin të normalizojnë inflacionin e lartë.
Disa kompani po lulëzojnë, edhe pse me çmime të larta. Firma e makinave Mercedez-Benz dhe kompania e transportit, Hapag-LLoyd, kanë raportuar bilance pozitive.
Në vështirësi me rritjen e kostos së gazit natyror, kompania më e madhe e gazit në Gjermani, Uniper, “u shpëtua” nga qeveria, në prag falimentimi.
Martins Kazaks, pjesë e Këshillit Drejtues në BQE, tha se në shtator do të duhet një rritje tepër e madhe e normës. Ndjekur nga rritja e fundit në SHBA, me 0.75%.
Përpos politikave monetare, qeveritë e 19 vendeve të bllokut që përdorin euron, kanë përdorur miliarda, për të ndihmuar familjet. Gjithsesi, Franca dhe Spanja thyen rekorde të reja të inflacionit edhe për këtë muaj.
Shtetet Baltike janë ato që po përballen me inflacionin më të lartë në zonën e euros.

Drejtuesi i Bankës Qendrore Italiane, Ignazio Visco thotë se është e vështirë për të përcaktuar lëvizjen e radhës, me kërcënimin e një ndërprerjeje të energjisë nga Rusia, duke sjellë në plan të parë frikën e recesionit dhe duke nxitur analistët dhe tregtarët të zvogëlojnë pritjet për kosto më të larta huamarrjeje, pra normat e interesit.
Erërat e kundërta në rajon, me të vërtetë, po forcohen. Prodhuesit po raportojnë një rënie të kërkesës, ndërsa çmimet më të larta po frenojnë aktivitetin e sektorit të shërbimeve, sipas një sondazhi të fundit nga S&P Global.
JPMorgan dhe Goldman Sachs janë ndër bankat kryesore që po parashikojnë një recesion, me Goldman që thotë se në fakt po fillon tashmë këtë tremujor. Si do të ndikojë kjo në inflacion, megjithatë, mbetet e paqartë me energjinë nxitësi numër 1 i çmimeve deri tani dhe ende i panjohuri më i madh./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



