Shtetasit e huaj të punësuar në vendet e BE-së janë më të mbikulifikuar për punët që bëjnë se sa vendasit.
Të dhënat e EUROSTAT tregojnë se niveli i mbikualifikimit në BE në 2019-ën ishte 44% për shtetasit jo të BE-së dhe 33% për shtetasit e vendeve të tjera anëtare të BE-së krahasuar me 21% për shtetsait me kombësi të atij vendi të BE-së.
Pjesa më e madhe e të mbikulifikuarëve që janë shtetas të vendeve jashtë BE-së janë në Greqi (78%), ndjekur nga Italia (68%) dhe Spanja (62%). Për qytetarët që janë shtetas të vendeve të tjera të BE-së, pjesa më e madhe e të mbikualifikuarëve për punën që bëjnë janë në Itali, Spanjë dhe qipro (secila 50%). Në vendet anëtare të BE-së, vendasit më të kualifikuar për 2019 ishin në Spanjë (35%), ndjekur nga Greqia (32%) dhe Qipro (31%).
Luksemburgu ka raportuar nivelin e mbikualifikimit për punët e kryera më të ultinnga të gjithë në 2019, duke iu referuar shtetësisë së punonjësve; me 4% për vendasi, 5% për shteasit nga vende të tjera të BE-së dhe 8% për shtetasit jo të BE-së.
Diferenca më e madhe mes niveleve të mbikualifikimit për shtetasit jo të BE-së dhe vendasve ishin në Itali (49.6 %) dhe në Greqi (45.3 %). Nga ana tjetër, hendeku mes dy niveleve më pak se 5 pikë përqindjeje është në Luksemburg, Slloveni dhe Irlandë. Lituania ishte gjithashtu I vetmi vend anëtar I Bashkimit Europian ku niveli i mbikualifikimit për qytetarët jo të BE-së ishte më i ulti se për vendasit.
Hendeku më I madh I nivelit të kualifikimit mes shtetasve jo të BE-së dhe vendasve ishte Itali (32.4 pikë përqindjeje),Qipro (19.2) dhe Irlandë (18.7).
Gratë janë më të mbikualifikuara se burrat dhe të rinjtë vendas janë më të mbikualifikuar se personat me eksperiencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.