Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se Donald Trump nuk e mbështet sulmin e Izraelit kundër Hamasit në Doha.
Sulmi izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Doha “nuk i çon përpara objektivat e Izraelit apo të Shteteve të Bashkuara”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se shënjestrimi i Katarit e ka shqetësuar Donald Trump.
“Bombardimi i njëanshëm i Katarit, një komb sovran dhe aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara që po punon shumë, me guxim dhe po merr rreziqe për të negociuar paqen, nuk i çon përpara objektivat e Izraelit apo të Shteteve të Bashkuara”, u tha gazetarëve Karoline Leavitt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



