Nga Gazeta ‘Si’- Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se qëllimi kryesor i presidentit amerikan Donald Trump ka qenë eliminimi i kërcënimit që paraqet Irani dhe ndalimi i aspiratave të tij bërthamore.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ajo theksoi se ky objektiv është arritur në masë të madhe.
“Ky kërcënim tani është shkatërruar shumë”, u shpreh Leavitt.
Sipas saj, zhvillimet e fundit kanë hapur rrugën për një fazë të re diplomatike.
“Tani vjen periudha e negociatave”, tha ajo, duke shtuar se qëllimi është arritja e një paqeje afatgjatë në rajon.
Deklaratat vijnë në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje diplomatike po intensifikohen.
Gjithashtu, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt tha se Libani nuk është pjesë e armëpushimit të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Sipas saj, Netanyahu mbështet përpjekjet për armëpushim dhe pritet të jetë një partner kyç në procesin e negociatave.
E pyetur nga gazetarët nëse Libani mund të përfshihet në një marrëveshje të ardhshme armëpushimi, Leavitt u shpreh se kjo çështje mbetet e hapur dhe do të vazhdojë të diskutohet në kuadër të përpjekjeve diplomatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje