Ka ndodhur

‘Shtëpi bari’ në Shkodër, arrestohet 35-vjeçari dhe 4 punonjës të OSHEE

Gazeta Si – Një 35-vjeçar në Shkodër është arrestuar dhe një person tjetër është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Operacioni policor “Neonët 8”, zbuloi se në fshatin Boriç i Madh, ishin përshtatur 3 ambiente për kultivimin e bimës narkotike, me pajisje elektrike që furnizoheshin nga lidhjet e paligjshme.

Policia arrestoi Kol Narkajn dhe 4 punonjës të OSHEE-së: Valentin Kuvendaj, Xhuljano Ceraj, Faik Muselaj, Fatmir Kajoshaj, ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Ndërkohë vijon kërkimi për 36-vjeçarin me iniciale A.G. Gjatë operacionit policia sekuestroi 771 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 6 kg e 250 gr material bimorë e dyshuar kanabis, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë