Gazeta Si – Zbulohen në Shkodër dy ambiente banimi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë A. Ç., 31 vjeç, banues në Shkodër, dhe u shpallën në kërkim Gj. G., 46 vjeç, L. G., 53 vjeç, E. G., 43 vjeç dhe M. G., 51 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush.
Po ashtu, u arrestuan edhe F. H., 31 vjeç, banues në fshatin Ashtë, A. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Barbullush, dhe Z. N., 27 vjeç, banues në fshatin Mali i Jushit, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Nga kontrollet në dy ambiente (banesa), në fshatin Barbullush, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, policia gjeti dhe sekuestroi 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




