Kosova

Shtensionimi i situatës, ambasadori amerikan i paraqet Kurtit ofertën e SHBA

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me qëllim shtensionim e situatës pas ngjarjeve të ndodhur në veri të Kosovës, duke propozuar një zgjidhje konkrete.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, siç është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës. Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen”, tha ambasadori amerikan pas takimit.

Por diplomati amerikan la të nëkuptohet se ende nuk është arritur një dakordësi në lidhje me këto propozime.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë. Folëm edhe për implementim e marrëveshjes me Serbinë dhe qe situata në veri është në dëm të saj. ShBA do ta inkurajojë Kosovën edhe më tutje për depërshkallëzim, po ashtu edhe Qeverinë e Serbisë”, tha ambasadori amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë