Gazeta “SI”– Pas Tuzit , edhe Ulqini do të ketë tashmë shtatoren e Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skendërbeut. Komuna Ulqin ka hapur thirrjen për të gjithë artistët ndërkombëtare të cilët ftohen të marrin pjesë në konkurs për realizmin e monumentit të Skendërbeut.
“Komuna e Ulqinit shpall Konkurs për zgjidhjen ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Qellimi i Konkursit është përzgjedhja ideore të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti Skenderbeu i cili do të vendoset pranë objektit të Komunës së Ulqinit në parcelën kadastrale nr. 1449/1 KK Ulqin” thuhet në shpalljen e Komunës së Ulqinit.

Konkursi do të qëndrojë i hapur deri në datën 29 prill të këtij viti ku në fund do të vlerësohen idetë më të mira nga pesë anëtarë profesionistë të jurisë. Vendi i parë fiton të drejtën e realizimit të shtatores.
Ndërkohë bëhet e ditur se vendi i parë do të shpërblehet me 3 mijë euro, vendi i dytë me 2 mijë e 500 euro, ndërsa i treti me 2 mijë euro.
Shtatorja e Gjergj Kastriotit do të vendoset në Bulevardin me të njëjtin emër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.