Keni vështirësi për të fjetur gjatë natës? Një ndër gjërat zhgënjyese është që të shtrihesh dhe për orë të tëra të presësh që të flesh, ndërkohë me vete llogarisni se kur duhet të zgjohesh ditën tjetër.
Ekziston një mënyrë më produktive për të anashkaluar këtë problem. Mjeku i përgjithshëm Nisa Aslam nga Puressentiel, ka ndarë një teknikë të thjeshtë të frymëmarrjes për të fjetur gjumë më shpejt. Aslam shpjegoi se si pandemia e Covid-19 ka bërë që shumë njerëz të vuajnë nga “vështirësia për të fjetur, ëndrrat dhe makthet.
“Për shumicën dërrmuese të njerëzve, mungesa e gjumit ose cilësia e dobët e gjumit, ka një ndikim vërtet të keq në shëndetin dhe mirëqenien afatgjatë. Gjumi nuk është një luks apo një kënaqësi, është një nevojë thelbësore”, shton Aslam.
Më tej ai ka ndarë një teknikë të thjeshtë të frymëmarrjes së thellë me shtatë hapa që do t’ju ndihmojë të flini në pak minuta.
“Një ose dy minuta frymëmarrje të thellë, të kontrolluar – në bark dhe jo në gjoks – rrit atë që njihet si “vëllimi i baticës” i ajrit që hyn dhe del nga mushkëritë tuaja. Frymëmarrja në këtë mënyrë do t’ju ndihmojë të relaksoheni duke ulur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut , të përmirësoni oksigjenimin në të gjithë trupin tuaj dhe të prodhoni ndryshime të dobishme në nivelet e hormoneve për të ndihmuar trupin tuaj të përgatitet për gjumë”, shton më tej mjeku.
1.Shtrihuni me këmbët drejt.
2.Mbështetni krahët në anën tuaj me pëllëmbët e kthyera lart.
3.Mbyllni sytë.
4.Merrni frymë thellë dhe të ngadaltë duke mbushur mushkëritë. Merrni frymë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës.
5.Pas pesë minutash vendosni njërën dorë në bark dhe tjetrën në gjoks.
6.Nëse dora në gjoks ngrihet më shumë ndërsa merrni frymë, provoni ta mbushni barkun (fundin e mushkërive) plot me ajër.
7.Relaksohuni dhe fokusohuni në zhurmën e frymëmarrjes suaj.
Burimi: Mirror/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



