Inflacioni është kudo. Shkurtimi i vendeve të punës, probleme me furnizime dhe rritja e kërkesës post-pandemike. Tani pushtimi i Ukrainës nga Rusia po e forcon më shumë presionin ndaj ushqimit dhe energjisë.
Disa kompani të mëdha kanë qenë të lumtur sepse e kanë kaluar dhimbjen e tyre tek klientët. Ata kanë rritur çmimet dhe atyre ju rritën të ardhurat.
Por ndonjëherë, prodhuesit e përpunuesit janë tinëzarë, ose frikësohen se klientët do të largohen. Një pako patatina Dorito’s tani ka 5 copë më pak dhe një pako me letra higjienike ka 28 peceta më pak. Kjo është tkurrje apo siç quhet “shrinkflation”. Një shishe shampo trupi Dove nga 700 gr që ishte tani mban vetëm 620 gram, për të njëjtin çmim.
Një nga prodhuesit e ushqimeve në SHBA, Noelle O’Mara thotë se reduktimi i masës së produktit për të njëjtin ccmim është përmendur dhe më herët, por tani ishte momenti që duhej praktikuar me presionet inflacioniste të kohës.
Shrinkflacioni nuk nis dhe mbaron me të mirat e paketuara. Sektori i shërbimeve dhe argëtimit si hotelet, restorantet dhe parqet janë nën presionin e gjetjeve të mënyrave të reja për të ruajtur limitet e konsumatorit. Kërkesa konsumatore u dëmtua rëndë nga kufizimet e Covid. Ajo po rikuperohet tani, por shkaktoi një rritje të vrullshme të çmimeve, por kompanitë janë në dilema të mëdha.
Statistikat tregojnë se darkat e rezervuara në restorante kaluan nivelin para pandemisë, por hotelet jo. Globalisht, rezervimet për net hoteli ranë me 25% gjatë pandemisë dhe operatorët po “gërrmojnë” për të dalë nga gropa e madhe ku janë futur para se kostot të rriten sërish.
Kështu bizneset po praktikojnë mënyra kreative për të deleguar kostot e tyre. Ose do të pakësojnë masën ose do të rrisin çmimin.
Hotelet Hilton dhe Marriott kanë vendosur opsionin e “opt in” për klientët, që do të thotë se ata nuk marrin shërbim dhome vetëm nëse e kërkojnë. Hotele të tjera e kanë hequr fare pastrimin gjatë qëndrimit të klientëve.
Klubet po ulin sasinë e alkoolit që servirin, me të njëjtën vlerë.
Në restorante, strategjitë e ndryshimit të kostos shpesh rrotullohen rreth ndryshimit të menuve për të shmangur rritjet e drejtpërdrejta të çmimeve. Shefat e kuzhinës mund të riformulojnë një pjatë për të hequr përbërësit e shtrenjtë ose për t’i dhënë një emër dhe çmim të ri. Prezantimet që dikur erdhën në anët e perimeve nuk kanë vetëm një. Menutë në internet, aplikacionet e porositjes dhe pagesave ndihmojnë në uljen e kostove të stafit. Më shumë tinëzarë janë disa të tjerë që shfrytëzojnë konceptin e “mbulesës së pjatave”, thotë konsulenti i restorantit Peter Backman, duke përdorur salca dekorative dhe mish të prerë në feta diagonale për t’i bërë pjesët të duken më bujare.
Kjo lloj metode nuk po kalon pa u vënë re. Covid fillimisht ishte një justifikim i pranueshëm për shërbimin e reduktuar dhe raftet e zbrazëta, por durimi është duke u pakësuar. Kënaqësia e klientëve në SHBA ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2005.
Kjo pakënaqësi i lë kompanitë të përpiqen të shesin këto produkte dhe shërbime njësoj.
Drejtuesi i Cadbury, firmë çokollatë, Mondelez këmbënguli që një zvogëlim në madhësinë e çokollatës Wispa në paketimet e saj të shumta është pjesë e një “strategjie proaktive për të ndihmuar në trajtimin e obezitetit”. PepsiCo ka thënë se ulja prej 14% në madhësinë e shisheve të saj të pijeve është pjesë e një ridizajnimi për t’i bërë ato “më aerodinamike” dhe “më të lehta për t’u kapur”. Hyatt (së bashku me shumicën e zinxhirëve të tjerë të hoteleve) bën përpjekje për të eliminuar pajisjet e vogla të shisheve dhe për të inkurajuar ripërdorimin e peshqirëve si pjesë e uljes së gjurmës së saj të karbonit. Të tre pretendimet duken të jenë të vërteta, por kjo tregon se kostot shoqëruese nuk janë të parëndësishme.
Aplikacioni i shpërndarjes së ushqimit Just Eat po provon një mënyrë më pak cinike për të zvogëluar porcionet dhe për të ruajtur fitimin për restorantet e saj partnere. Programi i tij “më pak” u ofron klientëve mundësinë për të porositur një patate të skuqur me madhësi më të vogël nëse nuk kanë nevojë për një të rregullt. Kështu ata marrin më pak sepse e zgjedhin, jo sepse e bën shitësi.
Burimi: Financial Times/ Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




