Kosova

Shqyrtohen masat anti-Covid në Kosovë, mund të hiqet ora policore

Gazeta Si-Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka bërë të ditur se sot do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19 nga komiteti për menaxhimin e pandemisë.

Në mbledhjen e cila fillon në orën 14:00 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe do të analizohet vendosja e masave të reja.

Raportohet se ora policore mund të përgjysmohet ose edhe të hiqet ndërsa orari për gastronominë do zgjatet deri në orën 23:00.

Edhe masa për dëshminë e tri vaksinave për të hyrë në Kosovë pritet të hiqet. Ky vendim hasi në shumë kundërshtime nga bizneset dhe qytetarët të cilët u ankuan se masat e vendosura në pikat kufitare të vendit, paraqesin ndikim negativ për të gjithë bizneset që dëshirojnë të operojnë edhe jashtë.

Avokati i Popullit para pak ditësh ka dalë me një opinion juridik përmes së cilit i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës t’i rishqyrtojë masat anti-COVID që janë në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë