Një tjetër talent shqiptar duket se po përgatitet të pushtojë skenën botërore.
Inis Neziri ka triumfuar në skenën ruse, ku ka konkurruar në ”New Wave”. Ajo i bëri të gjithë për vete me zërin e talentin e saj dhe i mundi të gjithë garuesit, duke u shpallur fituese e festivalit, me plot 281 pikë!
E para që e mbështeti Inisin ishte këngëtarja Aurela Gaçe, e cila publikoi një video të sajën në Instagram ende pa fituar çmimin e parë.
“Po ndodh. Kjo vajzë super talent po përfaqëson Shqipërinë në Rusi. Mbrëmë ka marrë pikët maksimale nga e gjithë juria….. në datë 29 është finalja. Më vjen keq që askush nuk flet. Shpresoj që media të shkruajë për këtë vajzë talent që po punon kaq fort por pa mbështetjen e medias, askush nuk informohet. Uroj që media të shkruajë diçka edhe për të rinj si Inisi që pa skandale, por vetëm me punë, po prekin ëndrrat. Duke treguar se çfarë bën Inisi, mund t’i japim forcë një të reje tjetër që të mos dorëzohet kurrë. Krenare për ty Inis”, shkruante Aurela në postim.
Talenti i saj është vlerësuar më parë edhe nga Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.
Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.
Gjithashtu edhe në Shqipëri është gjithnjë pjesë e kompeticioneve të muzikës si “Kënga Magjike” ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.