Ngjarje

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë në Itali

Nga Gazeta ‘SI’ – Një shqiptar është plagosur me armë zjarri në kokë. Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur në një apartament në Santo Cantone, ndërsa ende nuk është e qartë çfarë ka ndodhur.

Po ashtu sipas raportimeve të mediave lokale bëhet fjalë edhe për një person tjetër të të plagosur i cili ka tentuar të arratiset përmes ballkonit duke lënë gjurmë të dukshme gjaku në muret jashtë ndërtesës.

Apartamenti ku ka ndodhur ngjarja nuk është i regjistruar ne emër të asnjërit prej personave të plagosur, por është e një personi tjetër me kombësi italiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë