Gazeta Si – Një shqiptar, pronar i një lavazhi, i cili organizoi trafikimin e emigrantëve drejt Britanisë së Madhe me kamionë për 5000 £ secili, është dënuar me 8 vjet burg.
Sipas mediave britanike, plani i Luan Brahas, përfshinte drogimin e fëmijëve për t’i mbajtur ata të qetë gjatë kalimit, ndërsa ai kontrabandonte shtetas shqiptarë nga Belgjika drejt Anglisë.
Shqiptari 38-vjeçar i Maqedonisë së Veriut, bashkëpunoi me miqtë e tij për të sjellë deri në 200 emigrantë për të kaluar kanalin e La Manshit në pjesën e pasme të kamionëve.
Hetuesit nga Njësia Rajonale e Krimit të Organizuar të Ëest Midlands (ROCU), identifikuan Brahan si organizatorin e trafikut dhe në korrik të vitit të kaluar e arrestuan atë nga lavazhi “The Boss”, që ai drejtonte në Mill Street, Neëcastle-Under-Lyme.
Urdhër-arresti u ekzekutua në Belgjikë, pasi njësia policore punonte në partneritet me Ekipin e Trafikimit të Njerëzve në Flandersin Lindor.
Gjatë pyetjeve, Braha pretendoi se nuk kishte ndërmend të realizonte planet e tij, që ishin më shumë fantazi.
Por një juri në Stoke Croën Court, më vonë e hodhi poshtë këtë justifikim.
Ai u shpall fajtor më 8 qershor për komplot për shkelje të paligjshme të legjislacionit të imigracionit duke u përgatitur për të trafikuar emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në të njëjtën gjykatë të enjten, më 28 korrik, ai u dënua me tetë vjet burg.
Inspektorja e detektivit Julie Woods nga West Midlands, tha: “Juria e hodhi alibinë e tij dhe gjyqtari ra dakord, duke deklaruar se ne kishim sjellë prova të forta dhe bindëse kundër Brahas. Ai përdori lavazhin për të bërë njohje dhe për të gjeneruar mbështetje për planin e tij për trafikimin e emigrantëve”.
“Ne përgjuam ato që ai besonte se ishin grupe të sigurta të bisedave, ku u zbuluan diskutimet rreth emigrantëve, pagesave dhe planeve të udhëtimit. Ishte e qartë se Braha ishte organizatori kryesor dhe po bënte haptazi marrëveshje për të trafikuar njerëz në Britani përmes pagesës, pa marrë parasysh sigurinë e tyre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




