Ka ndodhur

Shqiptari nga Kosova vret gruan, vajzën 17 vjeçe dhe më pas veten

Krimi në familje ka tronditur mediat gjermane. Në Isselburf të Gjermanisë një Shqipëtar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën 17 vjeçare dhe veten.

“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të afërm i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Ndërsa vajza e tjetër në moshë 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.

Sipas mediave gjermane autoritetet janë shprehur  se 51-vjeçari fillimisht ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten. Sipas të dhënave paraprake të marra nga vajza e vogël kjo ngjarje vjen si pasojë e një mosmarrëveshje të gjatë në çift.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë