Nga Gazeta Si – Futbollisti 16 vjeçar, Adri Mehmeti u bë “Kapiteni më i RI” në historinë e futbollit që udhëheq një skuadër profesioniste drejt titullit… dhe ai ja doli ta bënte me New York Red Bulls II në “MLS NEXT Pro Cup”.
I lindur në vitin 2009, ai mbajti shiritin e Kapitenit në moshën 16 vjeç e 219 ditë… shërbeu për golin e barazimit dhe ngriti trofeun në praninë e më shumë se 5000 tifozëve.
Progresi i tij është mbresëlënës:
• Nga Staten Island dhe me origjinë shqiptare
• Në 2019 u bashkua me Akademinë e Red Bulls
• Në vitin 2023 fitoi “U15 MLS NEXT Cup”
• Firmosi kontratën në vitin 2024
• Lojtari më i ri që jep një asist në historinë e “MLS NEXT Pro” (15 vjeç)
• 3 asist në Playoff këtë vit – më shumë se kushdo tjetër në Ligë

Klube të rëndësishëm nga Evropa po e ndjekin nga afër… Dortmund, Juventus, Milan, Rennes… ndërkohë që stërvitet me RB Leipzig ndërsa më herët është stërvitur me RB Salzburg.
Nga futbolli i Akademisë te ngritja e një trofeu si profesionist në 12 muaj…
Shqiptari Adri Mehmeti po shndërrohet në një nga të rinjtë më premtues në futbollin amerikan dhe atë ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



