Ekonomi

Shqiptarët të pakënaqur me jetën

Pavarësisht trazirave politike në Itali, BREXIT dhe problemeve të tjera në BE, të cilat kanë ndikuar në uljen e ritmit të rritjes së ekonomisë, qytetarët e vendeve të Bashkimit Europian thonë se u është rritur kënaqësia mbi jetën në tërësi.

Kurse qytetarët shqiptarë, pas perdes së demagogjisë politike të rritjes së punësimit dhe ekonomisë në tërësi, shprehen se kënaqësia për jetën ka rënë në mënyrë drastike vitet e fundit.

Të dhënat e Barometrit të Ballkanit në lidhje me kënaqësinë e jetës dhe problemet që njerëzit rendisin në jetën e tyre të përditshme tregojnë se 39% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se janë tërësisht të pakënaqur me jetën,në momentin kur janë pyetur, kurse 12% janë përgjithësisht të kënqaur.

Të dhënat tregojnë se pakënaqësia është rritur me kalimin e viteve, krahasuar me 2015-ën, kur vetëm 24% të shqiptarëve do të shpreheshin pakënaqësi të plotë për jetën e tyre.

Pakënaqësia e shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Europë është më e larta, teksa Mali i Zi duket më i lumturi në rajon (10% e malazezëve janë aktualisht të pakënaqur me jetën e tyre). Pakënaqësia e shqipatarëve është pothuajse sa dy-fishi i pakënaqësisë së qytetarëve të Kosovës, sipas raportit.

Pyetjes së cilat janë dy ccështjet kryesore në ekonomi që i bëjnë ata të pakënaqur, 50% e shqiptarëve u përgjigjën situata aktuale ekonomike dhe 66% e tyre u përgjigjën shkalla e lartë e papunësisë.

Në lidhje me statusin socio-ekonomik, 58% e Shqiptarëve u shpreh se ata e konsiderojnë atë mesatare (si shumicë) dhe vetëm 4% e tyre thanë se është mbi mesataren.

Ballometri i Ballkanit është një studim vjetor i opinionit publik dhe bizneseve në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, botuar nga RCC i cili shqyrton aspiratat dhe pritjet për jetën dhe punën, tendencat e përhapura socio-ekonomike dhe politike, por edhe ccështjet me të cilat përballet secili vend i rajonit.

Kurse në një sondazh në vendet e BE-së kur njerëzit u pyetën se “sa të kënaqur janë ata me jetën e tyre?”. Kënaqësia për jetën përfaqëson se si i pyeturi e vlerëson jetën e tij / saj të marrë në tërësi.

Në një shkallë nga 0 ("aspak i kënaqur") në 10 ("plotësisht i kënaqur"), mesatarja e kënaqësisë në lidhje me jetën e banorëve të BE-së nga 16 vjecc e lart ishte 7.3 në 2018-ën, një rritje në krahasim me 7.0 në 2013-ën.

Që nga viti 2013, sipas Eurostat, niveli mesatar i kënaqësisë për situatën financiare të familjeve të tyre në BE gjithashtu u rrit, nga 6.0 në 2013 në 6.5 në 2018, ndërsa kënaqësia mesatare për marrëdhëniet personale mbeti gati e qëndrueshme, 7.8 në 2013 dhe 7.9 në 2018.

Kënaqësia më e lartë për jetën është vërejtur në Finlandë dhe Austri, kurse më e ulta në Bullgari.

Në vitin 2018, niveli mesatar i kënaqësisë së jetës, i matur në një shkallë nga 0 deri në 10, ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme midis Shteteve Anëtare të BE-së.
Me një mesatare të përgjithshme prej 8.1, banorët e Finlandës ishin më të kënaqurit me jetën e tyre në BE, të ndjekur nga ata në Austri (8.0), Danimarkë, Poloni dhe Suedi (të gjitha 7.8).

Në fund të listës qëndrojnë bullgarët (5.4), të ndjekur nga kroatët (6.3), Greqia dhe Lituania (të dy 6.4), Hungaria (6.5), Letoni dhe Portugali (të dy 6.7) .

Rritja më e madhe e kënaqësisë për jetën në Qipro

Midis Shteteve Anëtare për të cilat janë të disponueshme të dhënat për vitin 2018, niveli i kënaqësisë mesatare të jetës u rrit që nga viti 2013 në 2019

Krahasuar me vitin 2013, kënaqësia mesatare e jetës mbeti e pandryshuar në dy shtete anëtare: Belgjikë dhe Kroaci.

Kënaqësia më e lartë për gjendjen financiare ka rezultuar në Danimarkë, Finlandë dhe Suedi
Rritjet më të larta u regjistruan në Greqi, Qipro dhe Portugali (+0.9), Maltë (+0.8), iaeki, Itali dhe Slloveni (të gjitha +0.7).

Kënaqësia më e lartë për marrëdhëniet personale në Maltë, Austri dhe Slloveni
Italia, Hungaria dhe Rumania (të gjithë 7.6) ishin më pak të kënaqur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë