Kosova

Shqiptarët rrisin numrat e të hospitalizuarve pas pushimit, gazeta zvicerane u drejtohet shqip: Ju lutem vaksinohuni!

Gazeta e njohur zvicerane “Blick” në ballinën e saj në gazetën e shtypur shkroi edhe disa fjalë shqip.
Arsyeja është thirrja për vaksinimin e komunitetit shqiptar që jeton në Zvicër, për të cilin po raporton se ndikoi në rritjen e numrit të infeksioneve me COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Ju lutem vaksinohuni!”, iu drejtua gazeta shqiptarëve.
Numri i pacientëve të shtrirë në spital në Zvicër është rritur me shpejtësi kohëve të fundit, sipas Patrick Mathys, menaxher i krizave në Zyrën Federale të Shëndetit Publik. Në një konferencë për media ai ka thënë se numri i pacientëve më koronavirus në spital ishte 30 herë më shumë që nga korriku. Sipas statistikave, të mërkurën mbi 26 për qind e të gjithë shtretërve të kujdesit intensiv ishin zënë nga pacientët me COVID-19, të cilët janë dukshëm më të rinj në moshë krahasuar me valën e parë.
Spitalet janë të shqetësuar sidomos për udhëtarët që po kthehen nga pushimet. Javën e kaluar, zëdhënësi i spitalit të kantonit St. Gallen tha për “Blick” se shumica e pacientëve nuk janë të vaksinuar dhe janë të kthyer nga pushimet. /Zëri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë