Para

Shqiptarët rikthehen tek pagesat fizike. Ulen transaksionet bankare

Transaksionet e pagesave gjatë janarit 2021 janë përgjysmuar në krahasim me fundin e 2020-s sipas të dhënave nga BSH-ja. Viti 2020 i rriti transaksionet bankare nga klientët si shkak i kufizimeve të pandemisë. Në janar të 2021-shit numërohen 9.785 transaksione me sistemin AIPS, pra vlera të mëdha nga 14.586 të tilla në përfundim të 2020-ës. 58.751 transaksione me sistemin AECH me vlera më të vogla se 1.5 milionë lekë nga 101.799 në fund të vitit të shkuar.

Shuma e transaksioneve me vlerë të madhe (AIPS) gjatë muaji të parë të 2021-shit arritë në 750.629 milionë lekë dhe shuma e transaksioneve me vlerë të vogël (AECH) arriti në 9.518 milionë lekë.

Në mbylljë të vitit 2020, në vendin tonë numëroheshin 2.956.564 llogari bankare, nga të cilat 2.917.045 janë rezidentë, 2.695.903 individë dhe 221.142 biznese. Rreth 39.519 llogari të regjistruara janë jo-rezidentë nga të cilat 37.936 janë individë dhe 1.583 biznese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë