Treg

Shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit të Zi mund të sigurohen me ‘Karton Jeshil’ 1 vjeçar për 50 euro

Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët do të paguajnë vetëm 50 euro për Kartonin Jeshil, vetëm për territorin e Malit të Zi.

Pas një marrëveshje të Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Byrosë Shqiptare të Sigurimit u vendos ulja e çmimit të siguracionit, që do të zgjasë 12 muaj.

“Bazuar në vendimin e BSHS, qytetarët shqiptarë mund të pajisen me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me vlefshmëri 12-mujore nga data e lëshimit, e cila mbulon ekskluzivisht territorin e Malit të Zi. Polica e sigurimit mund të blihet në pikat e kalimit kufitar të Muriqanit, Hanit të Hotit, Grabomit dhe Vermosh”, njofton Byroja.

Kartoni Jeshil është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit. Çmimi varet nga lloji i mjetit dhe kohëzgjatja. P.sh për një autoveturë me kohëzgjatë 1 vjeçare, primi mund të tejkalojë dhe vlerën e 200 eurove.

Kjo masë lehtësuse pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërkufitare me Malin të Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë