Nga Gazeta Si – Kampionati evropian i futbollit për femra që po zhvillohet në Zvicër vendosi një rekord sa i përket shqiptarëve në ndeshje ndërkombëtare. Prej më pak se 48 orësh Kosovare Asllani hyri në histori si futbollistja e parë shqiptare që luan 200 ndeshje me Kombëtaren. I vetmi handikap mbetet emri i Kombëtares, Suedia. Ndërsa shifrat mbeten, 35 vjeçarja shqiptare u shpall lojtarja e ndeshjes në fitoren e Suedisë ndaj Danimarkës ku dha asistin e golit në derbin nordik. Shqiptarët që kanë luajtur më shumë ndeshje me Kombëtaren përkatëse janë si më poshtë:

200 – Kosovare Asllani (Suedi)
137 – Granit Xhaka (Zvicër)
125 – Xherdan Shaqiri (Zvicër)
93 – Lorik Cana (Shqipëri)
65 – Mërgim Vojvoda (Kosovë)
Në të njëjtën kohë, Kosovare Asllani që 19 nga 200 ndeshje i ka zhvilluar në fazën Finale të kampionateve evropianë, është një nga 10 futbollistet si më poshtë, që kanë zhvilluar 200 ndeshje me Kombëtaren:

244 – Sherida Spitse (Holandë)
240 – Caroline Seger (Suedi)
214 – Birgit Prinz (Gjermani), Therese Sjogran (Suedi)
210 – Katrine Pedersen (Danimarkë)
204 – Patrizia Panico (Itali)
203 – Gemma Fay (Skoci)
201 – Florentina Olar (Rumani)
200 – Eugenie Le Sommer (Francë), Kosovare ASLLANI (Suedi)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




