Treg

Shqiptarët qarkulluan më pak para online gjatë gushtit

Nga Gazeta ‘SI’ – Në zemër të sezonit veror, shqiptarët kanë qarkulluar më pak para, të paktën në sistemet digjitale.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët shpenzuan 224 mld lekë, përkthyer në 970 mijë transaksione, më pak se në korrik dhe qershor. Këto shifra përfshijnë pagesat utilitare, blerjet online, por edhe transfertat. Në korrik vlera raportohet 238 mld dhe në qershor 239 mld.

Në rang kombëtar, përdorimi i sistemeve online për të kryer pagesa është në rritje, por krahasuar me rajonin mbetemi pas. Eurostat raporton se një vit më parë 37.7% e shqiptarëve kryen blerje me pagesa online, nga 71% që kryen europianët.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit (2023) që e kryen INSTAT, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim gjatë 2023-shit. 89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë