Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët, si pjesa më e madhe e botës, po largohen gjithnjë e më shumë nga shërbimet celulare, duke u orientuar vetëm drejt internetit.
Sipas shifrave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, minutat dhe mesazhet po përdoren gjithnjë e më shumë, me rënie 20 dhe 28%. Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 130 minuta në muaj, 20% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i mesazheve të shkruara zbriti në 12 për përdorues në muaj.
Nga ana tjetër, interneti u rrit me 1.7% nga një vit më parë. Një abonent ka përdorur mesatarisht 7.5 gb internet në muaj.
Sipas numrit të abonentëve për kompani, Vodafone Albania pati një rritje me 1.1% nga fundi i vitit 2022. Për One Albania, i cili u bashkua me Albtelecom, numri i përdoruesve ra me 2%. Megjithatë, One Albania vazhdon të kryesojë, me 52% të numrit të përgjithshëm të përdoruesve aktivë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




