Nga Gazeta 'SI' - Depozitat kanë pasur një ecuri modeste gjatë muajit shtator, raporton Banka e Shqipërisë, me rritje vetëm 0.06% nga gushti. Në vlerë, kursimet në banka janë shtuar me 1 mld lekë, duke arritur në një vlerë totale prej 1.333 trilion lekësh.
Rritja i atribuohet depozitave në valutë, që nga gushti në shtator janë shtuar me më shumë se 3 mld lekë, ndërsa ato në lekë janë reduktuar me 3 mld lekë. Valuta vazhdon të dominojë stokun e depozitave me mbi 55%, ose 741 mld lekë.
Nga stoku i valutave, mbi 8 mld janë në euro, nga të cilat individët dhe bizneset mbajnë pjesën më të madhe. Ky tregues ka pasur ecuri pozitive edhe pse monedha europiane vazhdon të zhvlerësohet përballë lekut, duke vendosur një minimum të ri historik çdo ditë.
Rritja vjetore e depozitave raportohet 4.1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.