Gazeta “Si“- Numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2021, është 30.507.
Shifrat tregojnë se është shënuar një rritje prej 10,5 % vdekje më shumë, krahasuar me 2020.
Sipas gjinisë, regjistrohen16.883 vdekje për meshkujt dhe 13.624 vdekje për femrat.
Referuar shkakut kryesor të vdekjeve, peshën më të madhe e zënë “shkaqet natyrale” me 97,3 % të vdekjeve gjithsej.
Ndërsa, grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,4 % të vdekjeve gjithsej.
Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 568,6 për 100 mijë banorë.

Vdekjet në grup-moshën mbi 70 vjeç përbëjnë 91,1 % të vdekjeve për këtë grup sëmundje dhe shkaku specifik është “vdekje nga pleqëria”.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të frymëmarrjes”, është gati 1,5 herë më i lartë, krahasuar me 2020 dhe përbën grupin e tretë kryesor referuar shkakut të vdekjes.
Vdekjet nga grup sëmundja “Tumore” zënë 11,2 % të vdekjeve gjithsej, duke u renditur si grupi i katërt referuar shkakut të vdekjes. Krahasuar me vitin 2020, janë regjistruar 4,4 % më pak humbje jete nga kjo grup sëmundje.
Më i shpeshti nga tumoret është ai i aparatiti të tretjes dhe i frymëmarrjes.



Vdekshmëria sipas gjinisë.
Grup sëmundja “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Nga 15.986 të vdekur nga kjo grup sëmundje, 46,2 % janë femra dhe 53,8 % janë meshkuj.
Femrat kanë normën më të lartë të vdekshmërisë në grup sëmundjen “Simptoma, shenja dhe sëmundje të papërcaktuara mirë”, 195,4 vdekje për 100 mijë banorë.
Norma e vdekshmërisë për grup sëmundjen “Tumore” është 151,9 vdekje për meshkujt dhe 92,3 vdekje për femrat për 100 mijë banorë.
Vdekshmëria foshnjore.
Në vitin 2021, numri i vdekjeve foshnjore është 228. Shkaqet kryesore të vdekshmërisë foshnjore (nën 1 vjeç) janë “Sëmundjet që shfaqen në periudhën rreth lindjes” me 43,9 % dhe “Ndërlikime në barrë, të lindjes dhe të periudhës së paslindjes” me 21,1 % të vdekjeve gjithsej të kësaj grup-moshe.

Vdekshmëria sipas qarqeve.
Sipas qarqeve, koeficienti më i lartë i vdekjeve vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 1.841,0 për 100 mijë banorë, ndërsa më i ulëti në qarkun Kukës me 829,1 vdekje.
Qarku i Shkodrës shënon vlerën më të lartë të koeficientit bruto të vdekshmërisë për grup sëmundjen
“Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut” me 733,5, ndërsa qarku Durrës shënon vlerën më të ulët me 476,6 për 100 mijë banorë.
Referuar grup sëmundjes “Tumore” vlera më e lartë e koeficientit bruto të vdekshmërisë vihet re në qarkun e Gjirokastrës me 204,7 vdekje, ndërsa më e ulët në qarkun e Tiranës me 94,0 vdekje për 100 mijë banorë të qarqeve përkatëse.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje