Ekonomi

Shqiptarët në mungesë të plotë besimi ndaj ekonomisë

Perceptimin që shqiptarët kanë mungesë të plotë besimi ndaj ekonomisë e vërteton Banka e Shqipërisë përmes matjes së indeksit të besueshmërisë. Indeksi i besimit ka rezultuar i ulët si për individët, ashtu edhe për biuzneset. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike rezultoi në vlerën 102.1, duke shënuar një rënie me 4.0 pikë gjatë tremujorit  të  tretë  të  vitit  2018.

Banka shpjegon se besimi i ulët ka ardhur si rezultat  i ecurisë së biznesit,  me  8.4 pikë përqindje, dhe në një masë më të vogël nga  rënia e balancës  së pritjeve për  ecurinë e punësimit në tremujorin  e  ardhshëm me  2.2  pikë përqindje. Gjithashtu për këtë tremujor është vënë re edhe rënia e  balancës  së blerjeve  të  mëdha  me  5.4  pikë  përqindje. Kjo si pasojë e situatës  financiare  të  pritur  të  familjes,  e  cila rezultoi më e ulët, me rreth 0.1 pikë përqindje, se vlera e një tremujori më parë. Ndërkohë, dy komponentët e tjerë përbërës të TBK-së, balanca e situatës së të ardhurave dhe shpenzimeve dhe situatës së përgjithshme ekonomike të pritur në vend u rritën me përkatësisht 2.3 dhe 0.4 pikë përqindje.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë