Financa Personale

Shqiptarët, më shumë interes për borxh tek të afërmit se sa në bankë

Nga Gazeta ‘SI’ – Gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, Banka e Shqipërisë tregon se u shtuan rastet kur familjet kanë marrë borxh nga një familjar dhe u ulën kredimarrësit në banka, edhe pse kjo mbetet forma më e përhapur e huasë.

Konkretisht, 47% e familjeve raportojnë se kanë një kredi bankare, overdraft, me rënie vjetore 7 p.p. 39% e tyre konfirmojnë se kanë marrë hua me para të thatë, me rritje 5 p.p.

Përsa i përket ngarkesës së huasë ndaj të ardhurave të familjeve huamarrëse, rezulton se rreth 83% e tyre deklarojnë që kjo pagesë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore. Nga ana tjetër, rreth 17% të familjeve deklarojnë se pagesa e huasë tejkalon 30% të të ardhurave.

30% e familjeve të anketuara raportojnë një përkeqësim të aftësisë së tyre paguese gjatë periudhës, ndërsa 59% deklarojnë se nuk kanë ndjerë asnjë ndryshim.

Rreth 64% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm’, ndërsa rreth 36% e tyre deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë. Ndër këta, vetëm 8% shprehen ‘se ka shumë mundësi’ për marrjen e huasë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë